Në shkollen tone, kemi një vizion dhe një komunitet të pasionuar që synon të ndryshojë paradigmat e arsimit profesional. Bashkohuni me ne në një udhëtim të pasur me njohuri dhe mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
Përgatitja e studentëve për të dhënë kontribute domethënëse për shoqërinë si udhëheqës në një botë komplekse.
Stafi i shkëlqyer i përkushtuar ndihmon në zhvillimin e një mjedisi mësimor të frytshëm dhe të përkushtuar për suksesin e çdo nxënësi.
Cilësia e lartë e ofruar në këtë shkollë profesionale përbën një përvojë të jashtëzakonshme për studentët dhe për teë ardhmen e tyre.
Jeta studentore e pasur në këtë institucion ofron shumë mundësi për zhvillim personal dhe angazhim në aktivitete shkollore dhe sociale.
Shkolla e Mesme “Charles Telford Erickson” i hapi dyert më 25 gusht 1925 me emrin Instituti Shqiptaro Amerikan I Kavajes. Shkolle eshte ideuar dhe e nderuar nga misionari Amerikan “Charles Telford Erickson “,miratimin e te ciles e dha Mbreti Zog.Misionari Amerikan solli ne shqiperi kurrikulat shkollore dhe mjetet perkatese per zhvillimin e teorise dhe praktikes profesionale.Ne fillimet e saj shkolla zoteronte 300ha toke bujqesore.Drejtimet kryesore kanë qenë agronomi, veterinari, zooteknikë, hoteleri-turizëm, mësuesi dhe ekonomi. Nder vite emri I shkolles eshte ndryshuar: ne vitin 1945 shkolla u quajt Ylli I Kuq Golem,ne vitin 1991 Shkolla Kombetare e Agrobiznesit Golem,dhe nga 2015 e tani gezon emrin “Charles Telford Erickson”.
Duke e ndjerë veten në pararojë të ndryshimeve dhe hovit që ka marrë arsimi profesional,stafi mësimdhënës i shkollës sonë është përpjekur të ndjekë dhe të zbatojë të gjitha ato ndryshime të ndodhura në fushën e Arsimit Profesional. Struktura 2+1+1 ka bërë që stafi i agronomëve, instruktorë dhe mësues të lëndëve të marrin pjesë gjallërisht në hartimin e rishikimin e kurrikulës, në përshtatjen e programeve dhe teksteve përkatëse në përputhje me standartet Evropiane, me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror të vendit.
Motoja e punës sonë ka synuar dhe synon nivele sasiore dhe cilësore të edukimit dhe Arsimit Profesional, duke i bërë nxënësit të aftë dhe të përgjegjshëm për t’i shërbyer familjes dhe për t’u integruar në tregun e punës.
Po tregohet kujdes që standartet e kompetencat të jene në përputhje me praktikat kombëtare e ndërkombëtare dhe në veçanti me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.
Edhe për vitin e ri shkollor , stafi mësimdhënës më shumë do të mbështetet te Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar apo dhe në shkëmbimin e përvojës me shkolla simotra.
Stafi i ekipit bën një pasqyrim real të gjëndjes së godinës shkollore, të mjediseve të saj.Stafi mësimdhënës i shkollës sonë është i kualifikuar, me një përvojë të mirë pune, gjë që bën të mundur arritjen e rezultateve të mira për vitin e ri shkollor. Ndërtesa e re e shkollës ka një ndriçim të përkryer që na mundëson zhvillimin e mësimit mjaft mirë.
Përmendim bazën prodhuese ku zhvillojnë praktikat nxënësit e të gjitha profileve që ka shkolla. Ka një mjedis të gjelbëruar.
Shkolla jonë është një shkollë me tradita mbarëkombëtare, duke iu referuar brezave të mëparshëm.