Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.
Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm”, niveli IV i KSHK,
është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon
dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me
shërbimet në industrinë e hotelerisë dhe turizmit, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në
nivele më të larta”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Kuzhinë – pastiçeri”, niveli III i KSHK, tё
drejtimit “Hoteleri-turizëm”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në
përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë
profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në kuzhinë dhe pasticeri.
Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!
Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!
Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”
Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç.
Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes
Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale
Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.
Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.
Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.
Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.
Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.
Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o
Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.
Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Hoteleri-turizëm”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e menaxherit në fushën e hoteleri-turizmit. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё sektorin e akomodimit, në bizneset e ushqimit dhe pijeve, në agjencitë e udhëtimit dhe ato turistike, si dhe në të gjithë sektorët dhe bizneset që ofrojnë shërbime të akomodimit, ushqimit, pijeve, argëtimit dhe eventeve. Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese
Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese
Shkolla jone transformon jetën përmes arsimit të aksesueshëm, me në qendër studentin, me cilësi të lartë dhe plotëson nevojat e nxënësve gjatë gjithë jetës.