Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Ekonomi-Biznes

(2+2 vite)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar nëveprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.

Klasa 10-13

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Shkenca sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet 
  1. Njohuri tregtare
  2. Ekonomi ndërmarrjeje
  3. Llogari dhe kontabilitet 
  4. Marketing
  5. Sjellje sipërmarrëse
  1. Organizim zyre e çelja e veprimtarisë së ndërmarrjes
  2. Komunikimi me klientët dhe bashkëpunëtorët
  3. Shitja dhe blerja e mallrave
  4. Administrimi i magazinës 
  5. Hartimi i dokumentave të punës me kompjuter
  6. Qarkullimi i mjeteve të pagesës
  7. Menaxhim personeli e llogaritje e shpenzimeve të punës
  8. Kontabilizimi i veprimeve ekonomike
  1. Llogaritja ekstrakontabël e rezultatit të ndërmarrjes
  2. Mbajtja e magazinës me programe kompjuterike
  3. Organizimi funksional i njësive të shitjes
  4. Studimi i tregut të shitjes dhe blerjes
  5. Sigurimi i informacioneve ekonomike në Internet 
  6. Cënimet e kontratës së shitblerjes

Llogari

(2 vite)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK, të drejtimit”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Llogari”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.

Klasa 12-13

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Histori
  6. Matematikë
  7. Teknologji informimi e komunikimi
  8. Gjeografi
  9. Biologji
  10. Fizikë
  11. Shkenca sociale
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e të drejtës
  2. Ekonomi e përgjithshme
  3. Llogari dhe kontabilitet 
  4. Ekonomia e tatimeve dhe taksave
  5. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  1. Planifikimi dhe organizimi i punës së llogaritarit në ndërmarrje 
  2. Përdorimi i programeve financiare
  3. Veprime të shitjes në tregun global
  4. Veprime të blerjes në tregun global
  5. Kontabilizime dhe mbyllja vjetore 
  6. Veprimet financiare në panaire dhe konferenca
  7. Hartimi i projekteve/detyrave dhe prezantimi i tyre
  8. Komunikimi dhe zgjidhja e problemeve
  9. Veprimet për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
  10. Veprimet për Tatimet mbi të Ardhurat Personale dhe mbi Fitimin
  11. Vlerësimi i pasurisë së ndërmarrjes
  12. Hartimi i dhënies së llogarisë vjetore
  1. Planifikimi i prodhimit, kostove dhe organizimi i tij
  2. Kontabilizime dhe hartimi elektronik i bilancit
  3. Kontabilizime tipike të shoqërive
  4. Marketingu dixhital

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!

Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes

Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale

Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.

 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o

 

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

 

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Charles Telford Erickson"

Individi është i aftë:

  • Të organizojë vendin e punës në zyrë.
  • Të përdorë mjetet dhe pajisjet kryesore të zyrës.
  • Të përdorë programet kryesore kompjuterike në këtë fushë.
  • Të administrojë dokumentet e zyrës në të cilën ushtron veprimtari.
  • Të mbajë korrespondencat.
  • Të kryejë veprimet e marrjes dhe përcjelljes së postës së ndërmarrjes.
  • Të mbajë arshivën e ndërmarrjes.
  • Të kryejë inventarizime.
  • Të kryejë veprimet për blerjen dhe shitjen e mallrave.
  • Të regjistrojë në kontabilitet blerjet dhe shitjet e kryera.
  • Të kryejë veprimet për administrimin e magazinës.
  • Të kryejë regjistrimet e thjeshta kontabël të magazinës.
  • Të kryejë llogaritje të thjeshta tregtare.
  • Të përpilojë procesverbalet për nxjerrjet jashtë përdorimit.
  • Të hartojë dokumente të aktivitetit ekonomik duke përdorur TIK
  • Të mbajë arkën e ndërmarrjes.
  • Të kryeje derdhje dhe tërheqje parash nga llogaria në bankë.
  • Të kryejë regjistrimin kontabël të veprimeve të arkës.
  • Të kryejë veprimet për qarkullimin e pagesave.
  • Të hartojë listëpagesa të ndryshme të thjeshta.
  • Të regjistrojë listëpagesat.
  • Të plotësojë librin e pagave.
  • Të llogarisë dhe të regjistrojë në mënyrë ekstrakontabël shpenzimet dhe të ardhurat e ndërmarrjes.
  • Të llogarisë në mënyrë ekstrakontabël kostot e shitjes.
  • Të kryejë veprimet për llogaritjen dhe evidentimin e shpenzimeve të punës.
  • Të llogarisë nevojën për financimin e një ndërmarrjeje të vogël.
  • Të përcaktojë mënyrën e financimit të një ndërmarrjeje të vogël.
  • Të zbatojë legjislacionin në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
  • Të komunikojë me profesionalizëm me klientët dhe bashkëpunëtorët.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efeciente.
  • Të shpjegojnë rolin e marketingut në organizatë.
  • Të shpjegojnë format e aktiviteteve të promocionit.

Mundësitë e kualifikimit të mëtejshëm dhe të punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II, referuar nivelit II të KEK, e pajis individin me Certifikatën Profesionale të nivelit dhe Suplementin përkatës të saj, të punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës).

Ky kualifikim i jep individit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si punonjës gjysmë i kualifikuar në njësi ekonomike të ndryshme për kryerjen e veprimtarive të tilla si: shitje, blerje, magazinim, reklamim etj.

që lidhen me fushën e ekonomisë dhe të biznesit

Me përfundimin e kualifikimit profesional “Ekonomi-Biznes”, niveli II në KSHK, referuar nivelit II të KEK, individi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në një nga kualifikimet e nivelit IV në KSHK, referuar nivelit IV të KEK me të drejtën e “Maturës Shtetërorë Profesionale” si dhe mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesëm ose universitare.

Ekonomi-Biznes

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese

Llogari

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese