Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në katër kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Bujqësi

Niveli II (klasa 10-11)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me punimet dhe shërbimet në bujqësi”.

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letёrsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Shkencat sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e bujqësisë
  2. Bazat e blegtorisë 
  3. Kulturat bujqësore 
  4. Hyrje në teknologjinë bujqësore
  1. Marrja e mostrës së tokës për analizë
  2. Prodhimi i fidanëve të kulturave perimore në farishte
  3. Kultivimi i bimëve të arave 
  4. Të ushqyerit në blegtori  
  5. Prodhimi i fidanëve të kulturave drufrutore 
  6. Mirëmbajtja e makinave bujqësore
  7. Përpunimi i thjeshtë i prodhimit foragjer
  8. Mjelja e kafshëve bujqësore
  9. Kujdesi për kafshët bujqësore
  1. Kultivimi i luleve në mjedise të hapura
  2. Rritja e krimbit të mëndafshit dhe e kërmillit 
  3. Përpunimi i mbetjeve organike
  4. Kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore
  5. Shtimi me copa i kulturave bujqësore
  6. Mbjellja e fidanit të hardhisë 
  7. Mbarështimi i lepujve
  8. Mbarështimi i shpendëve shtëpiakë 

Niveli IV (klasa 13)

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letёrsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Shkencat sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  3. Drejtimi, ligjshmëria dhe ekonomia në bujqësi 
  4. Përmirësimi ujor dhe sistemimi i tokave
  5. Bazat e bujqësisë organike
  1. Hapja e një biznesi bujqësor
  2. Vlerësimi i tokës për prodhim BIO
  3. Prodhimi i produkteve organike në fermën bujqësore 
  4. Zbatimi i planit të masave të mbrojtjes së integruar në bujqësi
  5. Blerja dhe shitja e mallrave e shërbimeve bujqësore

Agroturizëm

Niveli II (klasa 10-11)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Agroturizëm”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Bujqësi”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt meagroturizmin.

Klasa 12-13

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Teknologji informimi e komunikimi
  7. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Agroturizëm
  3. Përpunimi i produkteve territoriale për agroturizëm
  1. Komunikimi në strukturat akomoduese të agroturizmit
  2. Shërbimi në strukturat akomoduese të agroturizmit
  3. Përgatitjet në kuzhinë në strukturat akomoduese të agroturizmit
  4. Veprimtari turistike në strukturat akomoduese të agroturizmit
  5. Përpunimi i produkteve bimore territoriale për qëllime agroturistike
  6. Përpunimi i produkteve blegtorale territoriale për qëllime agroturistike
  7. Shërbimi ndaj kafshëve, shpendëve dhe bimëve territoriale për qëllime agroturistike
  1. Marrja e mjaltit nga zgjoi i bletëve në fermën agroturistike 
  2. Prodhimi i distilatit nga frutat
  3. Prodhimi i vajit të ullirit në fermën agroturistike
  4. Vjelja e kulturave drufrutore sipas stinës dhe përhapjes në zonën agroturistike 
  5. Përpunimi i bimëve aromatike medicinale për qëllime agroturistike 
  6. Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të agroturizmit në panair 

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!

Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes

Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale

Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.

 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o

 

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

 

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Charles Telford Erickson"

Individi është i aftë:

  • Tё hartojë një plan-biznesi që lidhet me veprimtaritё profesionale të një biznesi të vogël bujqësor.
  • Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale të një biznesi të vogël bujqësor.
  • Të menaxhojë burimet njerëzore, materiale dhe financiare gjatë veprimtarive profesionale të një biznesi të vogël bujqësor.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacion qё lidhen me veprimtaritё profesionale të një biznesi të vogël bujqësor.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale bujqësore.
  • Të zbatojë parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarive profesionale bujqësore.
  • Të zbatojë standardet teknike në fushën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
  • Të zbatojë procedurën për hapjen e një biznesi bujqësor.
  • Të blejë mallra e shërbime për fermën bujqësore.
  • Të shesë mallra/produkte e shërbime të fermës bujqësore.
  • Të zhvillojë marketingun e produkteve bujqësore e blegtorale dhe nënprodukteve të tyre.
  • Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit në fushën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
  • Të ndjekë ruajtjen e pjellorisë së tokës për mosdegradimin e saj.
  • Të ndjekë prodhimin bujqësor të bimëve të arave, drurëve frutorë, perimeve etj.
  • Të vlerësojë tokën bujqësore për prodhim BIO.
  • Të prodhojë produkte organike në fermën bujqësore.
  • Të ndjekë luftën e integruar të sëmundjeve dhe dëmtuesve në kulturat bujqësore.
  • Të simulojë krijimin e një kooperative bujqësore në rajon.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit gjatë kryerjes së veprimtarive bujqësore.
  • Të komunikojë me etikë profesionale.

Mundësitë e kualifikimit të mëtejshëm dhe të punësimit:

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Bujqësi” niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV të KEK, e pajis individin me Certifikatën Profesionale të Nivelit dhe Suplementin përkatës të saj të këtij niveli, si teknik/menaxher i mesëm në këtë kualifikim profesional.

Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ferma bujqësore/ blegtorale, si dhe institucione të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë si teknik, menaxher i mesëm. Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në sektorin e bujqësisë në kuadrin e një biznesi individual të vogël apo të mesëm në fushën e bujqësisë.

Me përfundimin e këtij niveli, individi fiton diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe universitare.

Niveli II

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese

Niveli IV

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese

Agroturizem

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese