Programi i Studimit në shkollë ndahet në katër kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.
Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me punimet dhe shërbimet në bujqësi”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Agroturizëm”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Bujqësi”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt meagroturizmin.
Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!
Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!
Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”
Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç.
Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes
Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale
Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.
Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.
Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.
Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.
Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.
Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o
Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.
Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Bujqësi” niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV të KEK, e pajis individin me Certifikatën Profesionale të Nivelit dhe Suplementin përkatës të saj të këtij niveli, si teknik/menaxher i mesëm në këtë kualifikim profesional.
Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ferma bujqësore/ blegtorale, si dhe institucione të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë si teknik, menaxher i mesëm. Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në sektorin e bujqësisë në kuadrin e një biznesi individual të vogël apo të mesëm në fushën e bujqësisë.
Me përfundimin e këtij niveli, individi fiton diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe universitare.
Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese
Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese
Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese
Shkolla jone transformon jetën përmes arsimit të aksesueshëm, me në qendër studentin, me cilësi të lartë dhe plotëson nevojat e nxënësve gjatë gjithë jetës.