Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në katër kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Veterinari

Bllok 4 vjecar

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin mësimor “Veterinari”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me punimet dhe shërbimet në sektorin e veterinarisë”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.

Klasa 10-13

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Kimi
  8. Biologji
  9. Shkenca sociale
  10. Histori
  11. Gjeografi
  12. Teknologji informimi e komunikimi
  13. Edukim fizik, sporte, shëndet 
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  3. Bujqësi e përgjithshme
  4. Higjiena e mjedisit dhe e kafshëve
  5. Anatomi dhe fiziologji
  6. Mbarështimi i kafshëve bujqësore
  7. Mikrobiologji veterinare
  8. Patologji
  9. Kirurgji veterinare
  10. Propiodeutikë
  11. Riprodhimi i kafshëve
  12. Farmakologji
  13. Parazitologji
  14. Kontroll blegtoral
  1. Të ushqyerit e kafshëve bujqësore
  2. Kujdesi për higjienën e kafshëve
  3. Dezinfektimi i stallave dhe i territoreve jashtë saj
  4. Higjiena e prodhimeve blegtorale
  5. Përcaktimi i organeve të brendshme te kafshët
  6. Fiksimi i kafshëve të kategorive të ndryshme
  7. Përdorimi i veglave të thjeshta kirurgjikale
  8. Kryerja e injeksioneve te kafshët
  9. Diagnostikimi i sëmundjeve me metoda të ndryshme
  10. Mjekimi i plagëve të ndryshme te kafshët
  11. Marrja e mostrave dhe përgatitja e strisheve 
  12. Kujdesi për kafshët gjatë dhe pas pjelljes
  13. Diagnostikimi i helmintozave në kafshët e gjalla dhe të therura
  14. Ndërhyrjet kirurgjikale profilaktike
  15. Përgatitja e formave të ndryshme farmaceutike
  16. Vaksinimi i kafshëve dhe shpendëve për sëmundjet infektive
  17. Mjekimi i mastiteve në kafshë
  18. Mjekimi i sëmundjeve të aparatit tretës
  19. Kontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore me prejardhje shtazore
  20. Dehelmentizimi i kafshëve me sëmundje parazitare
  21.  Vlerësimi i materialit biologjik të kafshës 
  1. Përgatitja me krahë e barit të thatë
  2. Dezinsektimi dhe deratizimi i mjediseve
  3. Asgjesimi i kafshëve të ngordhura.
  4. Përcaktimi i shenjave të afshit te kafshët
  5. Zbatimi i profilaksië kundër sëmundjeve infektive
  6. Mjekimi i organeve gjinore te lopët
  7. Mjekimi i kafshëve dhe shpendëve me ektoparazitë
  8. Inseminimi artificial i lopëve me metodën rektocervikale

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!

Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes

Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale

Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.

 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o

 

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

 

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Charles Telford Erickson"

Individi është i aftë:

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
  • Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
  • Të bëjë organizimin e vogël të punës në proceset e punëve në fushën e veterinarisë.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të organizojë vendin e punës.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
  • Të respektojë standardet e profesionit.
  • Të zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
  • Të ushqejë kafshët bujqësore.
  • Të kujdeset për higjienën e kafshëve.
  • Të kryejë dezinfektimin e stallave dhe të territoreve.
  • Të kryejë mjeljen e kafshëve.
  • Të përcaktojë organet e brendshme të kafshëve.
  • Të kryejë fiksimin e kafshëve të kategorive të ndryshme.
  • Të përdorë vegla të thjeshta kirurgjikale.
  • Të kryejë injeksione të ndryshme te kafshët.
  • Të diagnostikojë sëmundjet më të zakonshme te kafshët, me metoda të ndryshme.
  • Të mjekojë plagë të ndryshme te kafshët.
  • Të përgatisë strishe të thjeshta.
  • Të kujdeset për kafshët gjatë dhe pas pjelljes.
  • Të diagnostikojë helmintozat në kafshët e gjalla dhe të therura.
  • Të përgatisë forma të ndryshme farmaceutike: të ngurta, të lëngëta dhe të buta.
  • Të vaksinojë kafshët dhe shpendët për sëmundjet infektive.
  • Të mjekojë mastitet në kafshë.
  • Të mjekojë sëmundjet e aparatit tretës.
  • Të kryejë kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore me prejardhje shtazore.
  • Të kryejë dehelmitizimin e kafshëve me sëmundje parazitare.
  • Të vlerësojë materialin biologjik të kafshës.
  •  

Mundësitë e kualifikimit të mëtejshëm dhe të punësimit:

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Veterinari”, niveli IV në KSHK (4 vjeçar), referuar nivelit IV të KEK, e pajis  individin me Certifikatën Profesionale të nivelit dhe Suplementin përkatës të saj të punonjësit teknik/menaxher të mesëm në këtë kualifikim profesional.

Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si menaxher/teknik i mesëm në ndërmarrje/ferma të ndryshme blegtorale ose veprimtari të tjera që veprojnë në fushën e blegtorisë. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose familjar në fushën e prodhimeve blegtorale.

Me përfundimin e këtij niveli, individi ka mundësi për të fituar diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe  universitare.

Veterinari

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese