Drejtimet

Programi i Studimit në shkollë ndahet në tre kategori bazë të cilat përfshijnë një kurrikul të ndërthurur mësimdhënie. Qasja kurrikulare e shkollës ndërtohet mbi karakterin e gjimnazit  profesional. Struktura e saj mbarështrohet dhe zhvillohet, në përqindjen më të madhe, drejt profilizimit duke përfshirë edhe mësimdhënien e përgjithshme në një përqindje më të reduktuar materiali mësimor.

Drejtimet profesionale të shkollës ndahen në katër: bujqësi, ekonomi biznes, veterinari dhe hoteleri-turizëm. Struktura e drejtimeve përbëhet nga segmentët: lëndë mësimore, praktikë profesionale dhe praktikë me zgjedhje.

Hoteleri - Turizëm

Niveli IV (klasa 13)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm”, niveli IV i KSHK,
është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon
dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me
shërbimet në industrinë e hotelerisë dhe turizmit, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në
nivele më të larta”.

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letёrsi
  3. Gjuhë e huaj 1
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Fizikë
  7. Biologji
  8. Shkencat sociale
  9. Histori
  10. Gjeografi
  11. Teknologji informimi e komunikimi
  12. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  3. Gjeografi turistike 
  4. Ekonomi e turizmit
  5. Kontabilitet
  1. Krijimi dhe organizimi i strukturës hoteliere dhe turistike
  2. Veprime të blerjes dhe të shitjes në treg
  3. Oferta e produkteve dhe shërbimeve në strukturën hoteliere dhe turistike 
  4. Menaxhimi i personelit nё strukturën hoteliere dhe turistike
  5. Kontabilizime të thjeshta në strukturën hoteliere dhe turistike
  6. Promocioni i produktit dhe i imazhit të strukturës hoteliere dhe turistike

Kuzhinë - Pastiçeri

Niveli III (klasa 12)

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Kuzhinë – pastiçeri”, niveli III i KSHK, tё
drejtimit “Hoteleri-turizëm”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në
përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë
profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në kuzhinë dhe pasticeri.

  1. Gjuhë shqipe
  2. Letërsi
  3. Gjuhë e huaj
  4. Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë)
  5. Matematikë
  6. Teknologji informimi e komunikimi
  7. Edukim fizik, sporte, shëndet
  1. Bazat e sipërmarrjes
  2. Të ushqyerit
  3. Estetikë dhe marketing
  1. Kuzhinë
  2. Pastiçeri
  1. Pёrgatitja e asortimenteve me lёndё tё para organike të
    rajonit
  2. Komunikimi efektiv në shërbimet hoteliere
  3. Llogaritje të kostos dhe të çmimit në hoteleri
  4. Marketingu dixhital

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë nxënësit a prindërit tanë!

Shkolla është e mesme profesionale,publike në varësi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA),Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërtesa e konviktit ndodhet pranë shkollës dhe është me kushte e standarte europiane,me sistem ngrohje dhe ftohje si edhe I përshtatshëm për personat me aftësi ndryshe. Është pa pagesë!

Nxënësit vijnë nga e gjithë Shqipëria pasi shkolla jonë ka statusin “Shkollë Kombëtare”

Regjistrimet në klasën e dhjetë bëhen deri në moshën 18 vjeç. Nxënësit duhet të kenë përfunduar shkollimin tek ne jo më shumë se 23 vjeç. 

Bujqësi, Veterinari,Ekonomi-Biznes

Pas cdo niveli 2 apo 1 vjecar si edhe bllok 4 vjecar sipas strukurës ,nxënësi pajiset me certificate profesionale shoqëruar me suplementin përkatës,certificate e cila është sipas Standarteve Europiane të Kualifikimeve. Në përfundim të 4vjecarit nxënësi pajiset me diplome të Maturës Shtetërore Profesionale

Diploma njihet brënda dhe jasht vendit.

Sepse nxënësit përfshihen në praktika dhe projekte gjatë shkollimit. Ka mësues të përgatitur dhe profesional. Ka infrastrukturë me standarte europiane dhe laboratorë me paisje të teknologjisë së fundit.

Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, që regjistrohen në shkollë nga 1 – 4 vite, marrin 6800 Lekë bursë në muaj.

 

Të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret.

 

Në fund të çdo niveli, nxënësi i nështrohet provimeve të cilat specifikojnë kategoritë e kualifikimit në drejtimet përkatëse.

Praktikat realizohen në shkollë apo biznese gjithnjë në përputhje me strukturën kurrikulare të drejtimit përkatës. o

 

Çdo nxënës që dëshiron të nis studime Universitare është i inkurajuar për të vazhduar në Universitet.

 

Në çdo institucion publik dhe jo publik ku kërkohen profesionistë në lidhje me drejtimet në fjalë. Mund të hapet biznes privat ose të ushtrohet vetëpunësimi në profilin e diplomuar.

Nëse dëshironi një orientim më të saktë mbi regjistrimin në shkollën "Charles Telford Erickson"

Individi është i aftë:

  • Të fitojnë aftësitë themelore dhe teknikat për të udhëhequr dhe menaxhuar një biznes në kontekst të kërkesave aktuale shoqërore.
  • Tё hartojë një plan-biznesi për strukturat hoteliere dhe turistike.
  • Të analizojë rolin e elementëve të potencialeve turistike në zhvillimin e turizmit në rajon dhe në botë.
  • Tё analizojё pasojat dhe efektet gjeografike të turizmit në rajon dhe në botë.
  • Të analizojë rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, ruajtjes së mjedisit si dhe sfidat në zbatimin e menaxhimit të qëndrueshmërisë dhe mbrojtjen e ekosistemit, duke mbajtur parasysh legjislacionin respektiv.
  • Të analizojë tregun turistik (tregun e produkteve, kërkesën, ofertën turistike dhe sjelljen konsumatore).
  • Të analizojë efektet e zhvillimit të turizmit në makroekonominë e një vendi.
  • Të analizojë të drejtat dhe detyrimet që duhet të zbatojnë ofruesit dhe konsumatorët në industrinë turistike, pasqyruar kjo në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Të interpretojë format e garantimit të cilësisë dhe legjislacionin përkatës në turizëm, sipas standardeve të kërkuara.
  • Të vlerësojë rezultatet e pasqyrave financiare (bilanci, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve), si matës të suksesit të strukturës hoteliere dhe turistike.
  • Të vlerësojë llogaritjen e kostove, me qëllim menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare në hoteleri-turizëm.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale në hoteleri-turizëm si dhe marrëdhënieve me shtetin (taksa e tatime, deklaratave tatimore etj.)
  • Të zbatojë standartet teknike të profesionit në hoteleri-turizëm.
  • Të zbatojë parimet e etikës gjatë veprimtarive profesionale në hoteleri-turizëm.
  • Të hartojë ofertën e ushqimit dhe pijeve, sipas llojeve të aktiviteteve dhe eventeve.
  • Të hartojë programe dhe produkte turistike, sipas kërkesave të tregut turistik.
  • Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit për qëllime të profesionit në hoteleri-turizëm (programe përkatëse kompjuterike për menaxhimin e aktivitetit në strukturat hoteliere dhe turistike).
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës gjatë aktivitetit në strukturat hoteliere dhe turistike.
  • Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë gjatë punës në strukturat hoteliere dhe turistike.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit gjatë punës në strukturat hoteliere dhe turistike

Mundësitë e kualifikimit të mëtejshëm dhe të punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Hoteleri-turizëm”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e menaxherit në fushën e hoteleri-turizmit. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё sektorin e akomodimit, në bizneset e ushqimit dhe pijeve, në agjencitë e udhëtimit dhe ato turistike, si dhe në të gjithë sektorët dhe bizneset që ofrojnë shërbime të akomodimit, ushqimit, pijeve, argëtimit dhe eventeve. Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare. 

Hoteleri - Turizëm

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese

Kuzhinë - Pastiçeri

Kliko per te pare lendet dhe
specifikat perkatese